Ish-kryeministri Haradinaj: Nuk ka për të ndodhur ndarje e Kosovës
Ish-kryeministri Haradinaj në studio e Çim Pekës tha se sa i përket deklaratave të Grenell ku ai tha se “nuk kam parë një projekt për ndarjen e Kosovës”, deklaroi se “një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë”.
“As me marr territore, as me e nda! Është një unitet brenda populllit dhe vetëvetiu jam kundër. Para kujt të jem, jam kundër. Nuk do të ketë kurrë ndarje të Kosovës”.-, tha i prerë Haradinaj.
Ish-kryeministri kosovar ka qenë shumë i vendosur kundër çdo marrëveshje me Serbinë duke copëtuar Kosovën dhe për këtë ka dhënë prova.