Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ja pse Rama tradhtoi Kushtetutën e Shqipërisë, kur replikoi me Albin Kurtin

Forum E martë, 11 Shkurt 2020 18:45
Ja pse Rama tradhtoi Kushtetutën e Shqipërisë, kur replikoi me Albin Kurtin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Poli Hoxha –
Ajo që mbeti nga konferenca e përbashkët për shtyp mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ku ky i fundit shfaqej për herë të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë, ishte hendeku i thellë mes të dyve për mënyrën se si do të trajtohet në vazhdim marrëdhënia mes kombit shqiptarë, i ndarë në dy shtete.

Vizionit të Kurtit për një ‘mega-shengen’ mbarëshqiptarë, Edi Rama ju kundërvu me egërsi (sa e lejonte etika diplomatike para kamerave) duke deklaruar hapur, se nuk mund të realizohet ajo që kërkon Kurti, pa kaluar më parë nëpërmjet projektit që ka firmosur me Vuçiç, për të ashtuquajturin ‘shengen ballkanik’.

Me pak fjalë sipas kryeministrit shqiptarë të Kosovës, më i rëndësishëm është ‘makro shengeni’ shqiptar sesa `mini-shengeni` ballkanik, duke shpallur si prioritet bashkëpunimi mes Tiranës dhe Prishtinës dhe jo të kundërtën; atë të dy shteteve shqiptarë me Serbinë, apo qoftë me Maqedoninë e Veriut e Malin e Zi.

Lidershipi i Kosovës në unison (pozitë e opozitë), edhe përpara se Kurti të merrte postin e të parit të shtetit, është deklarua prerë kundër nismës Vuçiç-Rama-Zaev, duke rikonfirmuar si rrugë të vetme të bashkëpunimit dhe hapjes rajonale; procesin e Berlinit dhe atë drejt Bashkimit Europian.

E vërteta është që kur u inaugurua kjo nismë e ‘mini-shengenit` ballkanik në takimin e parë në Nish, Kosova nuk u ftua fare që të marrë pjesë, as edhe formalisht. Më pas me të drejtë dhe në mënyrë të argumentuar, refuzoi `samitet` e Ohrit dhe të Durrësit.

Kujtojmë gjithashtu se po ky Edi Ramë që sot përmend procesin e Berlinit, në Nish deklaronte me rastin e projektit që ka nisur me Vuçiç, se nuk mund të presim pafund BE-në.

Sot Edi Rama doli hapur me deklaratën e tij, duke thënë pak a shumë se ‘nuk i intereson’ marrëdhënia dyshe mes dy shteteve shqiptare, përpara projektit që shndërron Beogradin në një qendër rajonale politiko-ekonomike dhe Serbinë lider si në kohën e ish-Jugosllavisë.

Le të lëmë mënjanë të gjitha dyshimet dhe arsyet e vërteta, se përse Edi Rama njësoj si për çështjen e shkëmbimit të territoreve është kaq shumë i përkushtuar ndaj Serbisë dhe presidentit Vuçiç (edhe për ‘mini-shengenin’ tashmë të dekonspiruar si një projekt eksluziv serb) dhe ta lexojmë deklaratën e sotme të Ramës, me germën dhe frymën e Kushtetutës së Shqipërisë.

Në nenin 8 të saj shkruhet tekstualisht kështu:

1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

2. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

3. Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit, për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07

Këto janë germat (pa folur për frymën) e Kushtetutës, të cilat e detyrojnë kryetarin e qeverisë që ndihmën, marrëdhëniet me pjesën tjetër të kombit shqiptarë jashtë kufijve ti ketë dypalëshe, eksluzive, edhe pa kaluar nëpërmjet aleancave, grupimeve e shteteve të tjera dhe veçanërisht Serbisë, me të cilën dihet historia e përgjakur dhe dashakeqëse ndaj shqiptarëve në Ballkan.

Pra Edi Rama përpara se të mbrojë si i përbetuar projektin e `min-shengenit` ballkanik të përpiluar në Beograd dhe ndaj të cilit nuk po shohim ndonjë entuziazëm as nga SHBA, Gjermani e BE, duhet të lexojë dhe të zbatojë Kushtetutën e Shqipërisë, e cila ja përcakton-detyron prioritetin sa të jetë në krye të qeverisë.

Dihet se Rama e ka bërë vijë sjellje shkeljen e Kushtetutës sidomos në këto kohë që siç thotë ai ‘djepi është bosh’, por neni 8 i saj e detyron për diçka që tejkalon koncesionet dhe skemat e tjera grabitqare që zbaton me miqtë e tij, të ashtuquajtur ‘biznesmenë strategjikë’.

Është një Nen që të bën të qartë detyrat dhe se si duhesh të sillesh me kombin shqiptarë jashtë kufijve të vendit, nëse të kanë varur këmborën e drejtimit të shtetit. Një detyrim që nëse e shkel, (me qëllim, apo jo), të çon te ajo damka (që nga koha e miqësisë së ‘çuditshme’ me Vuçiç) që nuk do ta donte asnjë shqiptarë dhe të cilën Rama e ka me shumë merak ta heqë, duke pretenduar se po ja veshin kot më kot dhe e gjitha vjen ose nga dashakeqësia, ose nga moskuptimi për atë që ai po bën, vetëm e vetëm në të mirë të Kosovës dhe gjithë kombit shqiptarë!
Syri.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 orësh

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 9 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 13 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 20 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 17 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.