Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 08:02 Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, nuk e ka miratuar dërgesën e 60 raketave interceptuese për sistemet Patriot në Ukrainë, raporton Financial Times. Zelenskyy…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Kriza në PS
  • Berisha
  • Real Madridi
  • Zgjedhjet
  • Protesta
  • NATO
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Këshilltari i Thaçit thotë se Mogherini nuk ka dështuar

Intervista E shtunë, 25 Shtator 2021 08:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Takimi i Berlinit pati si temë qendrore ecurinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Gjermania ka kërkuar një prezencë më të madhe të saj në këtë çështje. Ajo që preokupon më shumë është çështja e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës kundër mallrave serbe dhe boshnjake. Për këtë çështje ka pasur edhe një debat në Berlin. Sipas një interviste që ka dhënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, rezulton se kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, t’i kenë kërkuar Haradinajt në sytë e Merkelit dhe Macronit që ta pezullojë taksën kundër Serbisë dhe Bosnjës.

Shefi i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, jep opinionin e tij për gazetën “Shekulli”. Çollaku nuk është dakord për mënyrën se si e ka trajtuar në publik kryeministri Haradinaj këtë çështje. Sipas tij, bisedat joformale nuk duhen bërë publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çollaku cilat janë konkluzionet e takimit të Berlinit, a u arritën pritshmëritë e Kosovës apo jo?

Konkluzionet e takimit të Berlinit janë bërë publike në deklaratën e përbashkët e cila ishte e harmonizuar paraprakisht. Ne e kemi bërë të qartë edhe përpara takimit, se nuk do të këtë asgjë të jashtëzakonshme. Pra, nuk është se kemi pasur pritje për këtë takim sepse nuk mund të ndodhin mrekulli të papritura në takime të kësaj natyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Besoni se roli i Berlinit do të jetë vendimtar për ecurinë e dialogut Prishtinë – Beograd?

Takimi i Berlinit ka qenë i bashkorganizuar në Gjermania dhe Franca, respektivisht kancelarja Merkel dhe presidenti Makron. Përfshirja e drejtpërdrejtë e Gjermanisë dhe Francës në mbështetje të procesit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sigurisht që shënon një moment kthese. Këtë përkrahje dhe përfshirje e kemi kërkuar që një kohë të gjatë dhe është e mirëseardhur. Mirëpo, nuk është e mjaftueshme. Ne mendojmë se marrëveshja eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm në rast se ka një koordinim të plotë ndërmjet shteteve të Quintit, respektivisht SHBA, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe Italisë. Këtë e kemi bërë të qartë edhe në takimin e Berlinit. Roli i SHBA-ve në këtë proces mbetet vendimtar bazuar në përvojën e deritanishme nga të gjitha proceset që kanë ndodhur në Ballkanin Perëndimor. Prandaj shpresoj se nga tani e deri në takimin e radhës në Paris, ka kohë të mjaftueshme që një koordinim i tillë të ndodhë.

Mund t'ju interesojë

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Para 11 orësh
190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e besuam

190 mijë euro donacione për një sëmundje të sajuar, familjarët e Endrit Azemit: Ne e be...

Para 13 orësh
Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet

Vrasja e Liridona Ademajt, Apeli lë në fuqi dënimet

Para 15 orësh

Sipas jush ka dështuar Federica Mogherini në angazhimin e saj për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë?

Në asnjë rrethanë jo. Përkundrazi. Roli i ndërmjetësues i Përfaqësues së Lartë të BE-së znj. Federica Mogherini mbetet i padiskutueshëm sepse dialogu si proces është i dizajnuar të zhvillohet nën përkujdesjen e BE. Për më tepër, ndërmjetësuesja  Mogherini ka përkrahjen e plotë të shteteve anëtare të BE-së, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën, që të vazhdoj me përpjekjet e saja në kuadër të këtij procesi deri në fund të mandatit të saj. Ajo gëzon edhe përkrahjen e SHBA-ve në përpjekjet e saja që palët të arrijnë marrëveshje. Personalisht, mendoj se znj. Mogherini ka barë përpjekje të jashtëzakonshme që të nxis palët të ofrojnë qëndrimet e tyre për të arritur marrëveshje. Se a do t’ia dalë të arrijë një gjë të tillë deri në fund të mandatit të saj, mbetet të presim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave
Para 1 ore

Raketat Patriot për Ukrainën: Pentagoni s’ka miratuar dërgesën e 60 raketave

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi
Para 1 ore

NATO paralajmëron Rusinë: Jemi gati të mbrohemi

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang
Para 1 ore

Gëzim në Tajvan pas rikthimit të Jensen Huang

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë
Para 1 ore

Rreziku i “njeriut kyç” te Nvidia: Jensen Huang dhe sfida e trashëgimisë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 12 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 13 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 10 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 10 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.