Kosova mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Kosova E Mërkurë, 21 Korrik 2021 19:03
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thirrur sot për në orën 18:00 mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
“Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminstrit.
Njoftimi vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës.