Kosova në prag të përplasjes civile mu në mes të koronavirusit

Kosovë, zëvendësministri në detyrë në MEPTINIS, Edison Jakurti (VV) ka bërë një postim në Facebook ku ka thënë se ‘’nuk do të rrijnë me duar në xhepa’’ në një kohë kur po pritet të formohet një qeveri e re.
“Kushdo që kujton se me duar në xhepa do t’i bëj puç 221,001 qytetarëve, do ta kuptojë se 221,001 qytetarë nuk do t’rrijnë me duar në xhepa’’, ka shkruar ai.
Pak me herët kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të mbështesin protesta masive nëse formohet një qeveri e re, e cila sipas VV’së konsiderohet anti-kushtetuese.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se këtë javë do caktojë kryeministrin e ri nga radhët e LDK e ku do të zbojnë nga zyra e kryeministrit, Albin Kurtin, i cili kërkon që Thaçi të shpallë zgjedhjet e parakohshme sapo të mbyllet koronavirusi.

Sonte Albin Kurti ka akuzuar hapur Presidentin Thaçi se është në bashkëpunim me Presidentin serb Vuçiç për të ndarë Kosovën, duke e quajtur “marrëveshje historike”.

Por informacionet që vijnë nga VV thuhet se nëse Presidenti Thaçi e bën fakt të kryer emërimin e një kryeministri tjetër atëhere dhjetra mijëra anëtarë e votues të VV do hidhe në protestë dhe përplasje. Por skenari mund të shkojë me keq, sepse me qeverinë e re Presidenti Thaçi mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ku nuk lejohen tubimet apo protestat. Pra që të mos lejohet me ligj reagime për largimin me forcë të Albin Kurtit ose në kushtet e ligjit të ri edhe arrestimin e Kurtit.

SHKARKO APP