Kosova regjistron 1 viktimë nga COVID dhe 16 raste të reja
Kosova E Shtunë, 19 Qershor 2021 15:21
Pas disa ditësh pa viktima nga COVID-19, Kosova këtë të shtunë ka regjistruar 1 humbje jete.
Ndërkohë nga njoftimi i autoriteteve shëndetësore 16 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, 7 më shumë se dje.
Bëhet e me dije se më shumë të infektuar pati Gjilani 8, ndjekur nga Mitrovica 2 dhe Prishtina me Fushë-Kosovën nga 1. Po ashtu 18 pacientë e kanë fituar betejën me virusin së fundmi.