Kreu i Aleancës përshëndet qëndrimin e LDK: Kurti po bën lojë të pandershme
Kreu i Partisë Aleanca në Kosovë, Ardian Gjini, ka përshëndetur qëndrimin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila ka njoftuar se ka hequr dorë nga çdo kërkesë për postin e Presidentit, pjesëmarrjen në qeveri dhe drejtimin e Kuvendit, duke ia lënë Lëvizjes Vetëvendosje përgjegjësinë për krijimin e institucioneve. Gjini ka deklaruar se qëndrimi i sotëm e LDK-së është i ndershëm dhe parimor, pasi sipas tij, kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij po bëjnë një lojë të pandershme, me qëllim kontrollin e plotë mbi të gjitha institucionet.
Reagimi i plotë
Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij.
Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes.
Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë.
Aleanca mbetet e qartë.
Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë:
1. Gazin amerikan
2. Të ndërtojë kapacitete energjetike
3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore
4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla
5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë
6. Të investojë në kryeqytet.
KOHA JONË SONDAZH

