FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Kurti, homologes serbe: Njihe si shtet Kosovën!

Albin Kurti nuk tërhiqet. Stoik në vendimet e tij në raport me Serbinë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar kryeministres serbe Ana Bernabiq që Serbia të njohë Kosovën.

Zëvendëspresidenti i BERZH-it, Jurgen Rigterink, ka zbuluar detaje nga diskutimi të cilin e ka konsideruar magjepsës. Në një status në rrjete sociale, Rigterink ka thënë se Kurti i ka kërkuar Serbisë reciprocitet dhe njohje, pasi Bërnabiq deklaroi se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë.

“Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Investimeve # WesterBalkans: Kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka shkruar Rigtering.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?