Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 08:04 Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar Një prej të rinjve që kryeministri Edi Rama e përmendi këtë të premte si person me precedentë penalë, të dënuar për prodhim dhe shitje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Me kë tallet presidenti serb?

Forum E premte, 4 Dhjetor 2020 13:19
Me kë tallet presidenti serb?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Shaban Murati-
Nuk e di me kë tallet Vuçiçi kur sa herë demostron tanket ruse, siç bëri në 28 nëntor, apo gjuajtësit e sofistikuar ruse apo raketat ruse, me të cilat po pajiset ushtria serbe, deklaron se “armatimi rus forcon pozicionin e neutralitetit ushtarak të Serbisë”.
Tallet me Kosovën dhe me Shqipërinë, që nuk protestojnë kurrë dhe heshtin, (jo më të armatosen), megjithëse e dinë që Serbia armatoset në rradhë të parë kundër shqiptarëve dhe presidenti serb përsërit rregullisht kërcënimet për luftë kundër shqiptarëve. Shqipëria, të cilës as i bie ndër mend se në këtë situatë duhet të armatoset edhe ajo, është dalldisur nga hashashi serb i “mini Shengenit” dhe nuk sheh dhe as dëgjon as tanket ruse, as raketat ruse dhe as bazat ushtarake ruse në Serbi, por është e përqendruar në organizimin e ahengjeve të të rijve shqiptarë me të rijtë serbë.
Presidenti serb tallet me BE, e cila mbyll sytë dhe nuk reagon përse Rusia armatos ethshëm një shtet kandidat të BE dhe përse Serbia është importuesja më e madhe e armëve ruse në Europë.
Tallet me NATO-n, ku ka zyrtarë që flasin në hava dhe e mbështesin publikisht këtë lloj neutraliteti të çuditshëm të Serbisë me raketa ruse dhe baza ruse dhe harrojnë që Serbia adoptoi doktrinën e “neutralitetit ushtarak” në 2007 pikërisht që të mos hynte në NATO. Harrojnë që Serbia “neutrale” është i vetmi shtet ballkanik që ka nënshkruar Traktat Bashkëpunimi Strategjik me Rusinë dhe është shtet vëzhgues në aleancën ushtarake ruse CSTO.
Nuk mund të mos bësh pyetjen historike: Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore fuqitë fituese i imponuan Gjermanisë së mundur kufizime në kapacitetet ushtarake, kufizime që ia mbajnë të lidhura duart edhe sot e kësaj dite. Shtet agresor i mundur nga NATO në 1999 është edhe Serbia, por nuk është sqaruar kurrë përse nuk iu vunë kufizime makinës së saj ushtarake, që ndërmori katër agresione kundër popujve joserbë në ish Jugosllavi, dhe po zhvillon një garë marramendëse armatimesh sot.
Nuk e di nëse në zyrat e BE dhe të NATO-s ka ende naivë, idiotë apo filorusë, që autosugjestionohen me përrallën se Serbia duke u armatosur me armë ruse do të largohet nga Rusia.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

BE mirëpret kthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë

Para 11 orësh
Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Presidentja e Kosovës në Hungari, siguria dhe integrimi në BE në qendër të takimit

Para 13 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 16 orësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar
Para 9 minutash

Kryeministri e akuzoi, kurse 28-vjeçari tregon dëshminë e penalitetit: Jam i padënuar

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna
Para 10 minutash

Moti sot, kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë e shtuna

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!
Para 14 minutash

Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri deklaron në gjykatë: Kam korruptuar shtetin shqiptar, jo njeri tjetër!

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet
Para 15 minutash

Horoskopi i 24 tetorit 2026, çfarë rezervojnë yjet

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 11 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.