FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndërpritet mësimi në Kosovë, nuk u respektuan masat mbrojtëse

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në Kosovë vendosi të premten që të ndërpresë mësimin plotësues për klasat e nënta.

Më 8 qershor, në Kosovë nisi mësimi plotësues për këto klasë – pas disa muajsh ndërprerjeje për shkak të pandemisë së koronavirusit – me qëllim që nxënësit të përgatiteshin për testin e arritshmërisë.

“Edhe përkundër përgatitjeve jashtëzakonisht të mëdha dhe ndihmës që kanë dhënë drejtoritë komunale të arsimit, shkollat, prindërit dhe institucionet e tjera, informatat nga terreni na kanë treguar se masat mbrojtëse nuk janë duke u respektuar sa duhet”, tha ministri i MASHTI-t, Ramë Likaj, në një konferencë për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Me qëllim të mbrojtjes së nxënësve, stafit mësimor dhe të gjithë qytetarëve, kemi vendosur që mësimi plotësues për klasët e nënta në javën e dytë të ndërpritet deri në masat e tjera. Pamë se situata është shumë shqetësuese dhe virusi është prezent në Kosovë”, tha ministri Likaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,384 raste me koronavirus, prej të cilave 921 janë shëruar dhe 31 kanë vdekur.

Vetëm të premten janë regjistruar 58 raste të reja, gjë që i ka shtyrë autoritetet të paralajmërojnë rikthimin e masave të izolimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?