FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Nusja” nga Kosova një filtër Instagrami

Ky po që është një filtër Instagrami pas të cilit duhet të obsesionohemi të gjithë! Fotografia e famshme e “Nuses Kosovare”, që shfaqë traditën mbi një mijë vjeçare të Lubinjës së Zhupës së Prizrenit, e shpallur si ‘fotografia e ditës’ në 2013-tën në National Geographic, është shndërruar në filtër të Instagramit.

Fotografia “Nusja” nga Kosova, e realizuar nga Nita Zeqiri, ishte zgjedhur Foto e Ditës nga revista prestigjioze “National Geographic”. Imazhi paraqet një traditë të vjetër mbi një mijë vjeçare që është përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotme.

Fytyra e nuses pikturohet në shumë shtresa të bukura të ngjyrës që simbolizojnë gjëra të caktuara. Tre rrethet e arta që simbolizojnë ciklet e jetës. Rrethet e brendshme të kuqe janë simbole të pjellorisë dhe e gjithë fytyra është e mbuluar me pika të kuqe dhe të kaltra, që përçojnë dëshirën dhe urimin për nusen e re që të ketë familje të shëndetshme dhe të lumtur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?