Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 09:11 Lista e zezë e dhunuesve do ndalohet të hyjë në BE: Policia gjurmon financuesit dhe organizatorët Policia po harton një strategji të re, e cila thellon vëzhgimin dhe mbajtjen nën kontroll të personave që janë kapur duke kryer akte vandalizmi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Rama dhe qeveria
  • Studentët protestues
  • Përplasja te Katedralja
  • Ujëhedhëse dhe PD
  • Gjykata e Apelit
  • Mediat ndërkombëtare
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paddy Ashdown: Pas Luginës së Preshevës, edhe shqiptarët e Maqedonisë bashkohen me Shqipërinë

Intervista E martë, 7 Shtator 2021 22:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Paddy Ashdown, thotë se ideja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë është një “rrugë e shtruar me rrezik”.

Ashdown, në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, thotë se ideja e tillë do të krijonte precedent për shqiptarët në Maqedoni, për kufirin hungarezo-serb e madje edhe për presidentin rus, Vladimir Putin, për të marrë një pjesë të Ukrainës.

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

REL: Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor

12 Tetor 2026, 20:49

Ashdown dhe dy ish-përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë në Bosnje, Carl Bildt dhe Christian Schwarz-Schilling, i shkruan këtë javë letër të hapur shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, dhe ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, duke iu bërë thirrje që të heqin dorë nga planet për “tregtinë e territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Ashdown, a mund të cilësohet si apel dramatik letra juaj drejtuar shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, në të cilën ju dhe dy përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë paralajmëroni kundër “tregtisë me territore” midis Kosovës dhe Serbisë?

Paddy Ashdown: Mund të përdorni cilëndo fjalë. Ajo është një deklaratë, paralajmërim i rëndësishëm për njerëz të caktuar në Ballkan dhe në Bashkimin Evropian që e kanë zgjedhur bashkërisht këtë rrugë të shtruar me rrezik.

REL: Çfarë ju brengos më së shumti kur bëhet fjalë për Bosnjën?

Ashdown: E gjitha thuhet në letër. Këtu gjoja se nuk bëhet fjalë për vendosje të precedentit, por shkëmbim të territoreve. Kushdo që e njeh Ballkanin, ashtu siç mendoj unë se ne e njohim, e di mirë se kjo do t’iu japë vetëbesim dhe mbështetje atyre që duan të shpërbëjnë Bosnjën.

Çfarë mendoni, nga ka ardhur ideja për të ashtuquajturin korrigjim të kufirit midis Serbisë dhe Kosovës?

Mendoj se këto janë rrethana të rrezikshme. Mendoj se do nisë një seri kërkesash të ngjashme për korrigjim të kufijve, që do të shkaktojnë migrimin e pakicave dhe do të destabilizojnë disa vende, përfshirë Bosnjën. Për shembull, Maqedonia është në prag të një referendumi të rëndësishëm për të ardhmen e saj dhe mundësinë e anëtarësimit në BE. Por, nuk kam dilema se, nëse Presheva i bashkohet Kosovës, edhe shqiptarët në Tetovë dhe Gostivar mund të thonë se duan t’i bashkohen Kosovës. E gjithë kjo do t’i dëmtonte përpjekjet e deritashme për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në letër shkruani se BE-ja është e gatshme të mbështesë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që do të përfshinte edhe shkëmbimin e territoreve. Kush pajtohet me këtë ide në qarqet evropiane? Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve në Ballkan. Edhe vendi juaj, Britania, është kundër ndryshimit të kufijve.

Mund t’ju them vetëm atë që kam dëgjuar. Kam kuptuar se përfaqësuesja e lartë e BE-së, (Federica) Mogherini, është e gatshme ta mbështesë këtë ide. Mendoj se komisionari evropian për zgjerim (Johannes Hahn) është më pak entuziast ndaj këtij opsioni, por gjithnjë i gatshëm që ta mbështesë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse Mogherini ka mandat për këtë, nëse vendet më të rëndësishme evropiane, sidomos kancelarja gjermane, Merkel, janë kundër zgjidhjes së tillë. Pavarësisht nga kjo, Mogherini ka lënë të kuptohet se BE-ja është gati ta pranojë opsionin. Shpresoj shumë që kjo nuk është e vërtetë.

Po në lidhje me qëndrimin e SHBA-së? Njoftimi i këshilltarit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Michael Bolton, se ata janë të gatshëm të pranojnë çdo zgjidhje midis Kosovës dhe Serbisë është pak befasues, apo jo?

Jo edhe shumë befasues për dy arsye. Ata nuk e kuptojnë se cilat janë pasojat (e ndryshimit të kufijve) në terren dhe nuk e kuptojnë kompleksitetin. Që Shtetet e Bashkuara, me këtë administratë, janë më të prira që ta bëjnë këtë dhe më pak të dinë se çfarë ndodh në terren, nuk më befason. Së dyti, supozoj se (presidenti amerikan, Donald) Trump, si përkrahës i arritjes së marrëveshjeve me çdo çmim, e sheh këtë si “kjo është marrëveshje”. Nëse kjo shihet vetëm si marrëveshje dhe nuk mendohet për pasojat shumë të rrezikshme, mund të jetë joshëse për t’u pranuar, por do të jetë gabim i madh nëse pajtohen.

Ju jeni të shqetësuar për pasoja jo vetëm në Bosnje, por edhe në vende të tjera dhe jo vetëm në Ballkan?

Absolutisht. Një person që me kënaqësi do t’i fërkonte duart, nëse kjo ndodh, është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sepse kjo është saktësisht ajo që ai dëshiron të shohë në Ukrainë: të zgjidhet problemi i Ukrainës duke i dhënë një pjesë të saj Rusisë. Këtë dëshiron ta shohë ai, një precedent që do t’i ndihmonte. Nëse nisim të ndryshojmë kufij, kjo do të vazhdojë tutje. A do t’i ndryshojmë tani kufijtë e Maqedonisë, a do ta shkëmbejmë popullsinë shqiptare në perëndim të Maqedonisë me Kosovën, a do të rishkruhet kufiri hungarezo-serb në zonën e Vojvodinës, a do të flitet për Sanxhakun? Nëse dëshironi të formoni xhepa një-etnik në Ballkan, atëherë duhet të rishkruani shumë kufij dhe në fund do të përfundoni me shtete etnikisht të pastra, që nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, pos të jenë në konflikt me fqinjët. /rel/.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/intervista/nese-lugina-i-bashkohet-kosoves-te-njejten-gje-e-duan-edhe-shqiptaret-e-maqedonise-571577/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Lista e zezë e dhunuesve do ndalohet të hyjë në BE: Policia gjurmon financuesit dhe organizatorët
AKTUALITET Tani

Lista e zezë e dhunuesve do ndalohet të hyjë në BE: Policia gjurmon financuesit dhe organizatorët

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze
SPORTI Para 2 minutash

Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë dhe gjobitet me 255 euro nga Federata Portugeze

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
SHOWBIZ Para 5 minutash

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 vjeç
AKTUALITET Para 14 minutash

Kryeministri Rama: Po shikojmë mundësinë e bllokimit të gjitha rrjeteve sociale për moshat deri në 16 ...

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 7 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 12 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 8 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 15 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 12 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 11 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
Para 8 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.