Policia e Serbisë trafikon shqiptarët në Hungari (VIDEO)

Liria e mendimit, e me të edhe qytetaria evropiane, për disa çaste, dje u trondit rëndë.

Duket paksa sinjifikative, por sulmi terrorist nuk është ushtruar direkt ndaj Shtetit, institucioneve apo simboleve të tij, por pikërisht ndaj një reviste kritike të majtë, që mbronte idealet e Republikës – mendimin e lirë. Republika u godit kështu – në bazamentin e saj.

 Nga Sadri Ramabaja

Të enjten, mu në qendër të civilizimit evropian, aty ku mendimi i lirë u selit më mirë se kudo tjetër gjatë shekullit të demokracisë moderne, produkti vendor i fashizmit islam, ngritur në fantazmë, sprovoi të vrasë mendimin e lirë,për të vazhduar tutje që t’na e vrasë edhe shpresën për një të nesërme më të mirë.

Liria e mendimit, e me të edhe qytetaria evropiane, për disa çaste, dje u trondit rëndë. Kur ajo trandet në Paris, këtu mes nesh, në këtë cep të Evropës Juglindore, që dikur mbante emrin Iliria, lehtë mund të bie në shtratin e Prokrustit.

Duket paksa sinjifikative, por sulmi terrorist nuk është ushtruar direkt ndaj Shtetit, institucioneve apo simboleve të tij, por pikërisht ndaj një reviste kritike të majtë, që mbronte idealet e Republikës– mendimin e lirë. Republika u godit kështu në bazamentin e saj.

Akti kriminal i ushtruar në Paris, gjithandej në botë u kuptua si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe mendimit. Politikanë, artistë egazetarë, filozofë e teologë kanë dënuar aktin terrorist si atak ndaj shoqërisë së lirë dhe demokracisë. Në Paris dhe gjithandej në Francë, janë mbledhur me mijëra qytetarë për të kujtuar e nderuar viktimat e terrorit. Edhe në ambasadat e Francës në shumë shtete, (përfshirë edhe dy kryeqendrat shqiptare – Tiranë e Prishtinë), u shpërfaq mbështetja dhe solidariteti me familjarët e viktimave dhe popullin francez.

“Ne nuk do ta kornizojmë Lirinë tonë, përkundrazi, atë do ta vëmë edhe më në veprim“ u shpreh në një fjalim të veçantë Joahim Gauk, presidenti i Republikës Federale Gjermane, duke pohuar se ai mbetet i bindur se “demokracia është më e fortë se sa terrori” dhe se Evropa nuk do të lejojë “që përmes urrejtjes, të çahet.” “Bashkësia jonë është e madhe. Ajo është e fortë. Ne nuk do të lejojmë asesi që ajo, nga ekstremistët, pavarësisht se çfarë drejtimesh janë, të zvoglohet e dobësohet.”

Vrarsësit e sistemit politik të Evropës janë ata që kontribuan në shndërrimin e shtëpisë në treg; janë pinjollët e atyre që krijuan terrenin e përshtatshëm për veprim të fashizmit në prag të Luftës së Dytë Botërore; janë po ata që mbajtën në këmbë juntat fashiste në Greqi, Spanjë… në vitet e '70-ta; janë ata që promovuan neoliberalizmin edhe në vendet e Evropës Juglindore, kur po fillonte të hidhte shtat  demokracia e brishtë, ndërkaq duke i lëshuar terren fashizmit islam, po këta do të kontribuojnë prajshëm në vrasjen e Evropës si e njohëm deri dje!

Parisin dhe Evropën e tolerancës dhe bashkëjetesës së kulturave tashmë e ndanë nga historia e së kaluarës 8 dhjetori 2015. Gjendja e shokut dominon kudo. Skena lufte duken gjithandej nga zemra e Parisit e tutje në qytetet-satelite të periferisë. Pamja e polices së vrarë një ditë pas aktit terrorist, është ngulitur në kujtesën kolektive. Sociologët paralajmrojnë për rrezikun që ka shoqëria franceze që të preket nga fenomeni i psikozës kolektive.

E djathta ekstreme, që njihet për kultivimin e ksenofobisë, tashmë gjenë motiv shtesë veprimi gjithandej në Europë.

Fronti Nacional në Francë jep alarmin. Për këtë forcë politike, që nuk dallon shumë nga fashizmi islam, ora e historisë po vjen. Liderja e saj, Mari Lëpen kërkoi menjëherë rikthimin e dënimit me vdekje dhe siguri më të madhe të ambienteve publike. Popullistë të djathtë francez, si puna e Frontit Nacional, të gjitha problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria franceze sot, ia adresojnë BE-së (duke përfshirë edhe borgjin publik), emigrantëve dhe muslimanëve,

Por, a ka gjasa që Franca dhe Evropa si tërësi, e njohur si demokraci e shoqërisë së hapur, të ofrojë siguri më të madhe, tashti kur ushtruesit e këtyre akteve terroriste janë pjesëtarët e vetë kësaj shoqërie? As masakra e kryer në redaksinë e CharlieHebdo nuk mund të thuhet se ishte rezultat i mungesës së sigurisë. Ka kohë që këtë redaksi e ruanin dy policë gjatë gjithë kohës, ndërkaq një polic tjetër ishte angazhuar si roje personale e kryeredaktorit.

Popullistë të djathtë francez, si puna e FrontitNacional,tëgjitha problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria franceze sot, ia adresojnë BE-së (duke përfshirë edhe borgjin publik), emigrantëvedhe muslimanëve.

Idealet për Republikën tashmë janë në peshojë. A duhet të tolerojë një shoqëri si ajo franceze, që të nëpërkëmben këto ideale nga grupe të frustruara? Kurrësesi! Këtë e dëshmoi me reagimin e tij të parë vetë presidenti i Republikës së pestë, FrançoisHollande. Në apelin e tij drejtuar kombit, ai grishi qytetarinë francezë që t'i shtrëngojnë radhët. Në pallatin e Elizesë ai ftoi përfaqësuesit e komunitetit musliman, atij hebre dhe të krishterë që të reflektojnë unitetin e kombit. Ai dhe jo vetëm ai, janë në nivelin e përgjegjësisë politike dhe të vetëdijshëm plotësisht se idealet e Republikës obligojnë brezin aktual të politikanëve që të reflektojnë urtësi, të selisin tutje truallin e demokracisë franceze dhe përmes këtij akti të ruajnë Evropën nga rrëshqitja në ksenofobi kolektive.

Franca po reziston. Në mënyrën e duhur. E të rezistosh “pa urryer ka qenë ideali i shumë njerëzve të urtë. Kjo është mënyra më efikase për të luftuar të keqen ”,  shprehet historiani, filozofi dhe sociologu frëng me origjinë bullgare, TzvetanTodorov, në përpjekje për të reflektuar konform idealeve të Republikës.

Këto pamje të Parisit a mund të thuhet se paraqesin fillimin e zgjimittë mundshëm të Evropës, para së gjithash asaj politike dhekulturore?

SHKARKO APP