FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Grupi “Asnjë Cent ma Shumë” kanë organizuar një protestë në Prishtinë më 5 prill, duke kërkuar që të mos merret vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Duke mbajtur në duar parulla sikurse: “Shteti hesht, qytetarët s’ndalen”, “Tarifat e reja, padrejtësi e re”, “KEDS-i t’i kthehet popullit”, “Varfërimi i shumicës, pasurimi i pakicës”, “S’ka dritë me padrejtësi”, qytetarë të mbledhur afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, kundërshtuan kërkesën nga kompanitë e energjisë për rritjen e tarifave të energjisë për 15 për qind.

Organizatorët e protestës thanë se përveç shtrenjtimit të rrymës, së voni është paralajmëruar edhe një valë e rritjes së çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, andaj thanë se qytetarët e Kosovës “nuk e meritojnë t’iu vështirësohet më shumë jeta”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas protestës në sheshin Skenderbeu, protestuesit vazhduan marshimin drejt ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë. Aty ata vendosën parullat, në mënyrë që, sipas kur zyrtarët të shkojnë në punë, të shohin pakënaqësitë e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizatorët e protestës në Prishtinë paralajmëruan protestë të re më 11 prill, nëse merret vendimi për rritjen e tarifave të energjisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se, nga ky muaj, faturat e energjisë elektrike mund të rriten për 15 për qind.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?