Pse hesht kryeministri Rama për “grushtin e shtetit” që ndodhi në Kosovë? Apo hesht nga gëzimi?!
Kreu i zyrës së Vetëvendosjes në Tiranë, Bojken Abazi ka reaguar në lidhje me heshtjen e Edi Ramës, për atë që ai e emërton si ‘grusht shteti’ në Kosovë.
Abazi nxjerr disa arsye, mes të cilave dhe atë që, Edi Rama gëzon për atë që po ndodh në Kosovë.
‘KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë.
Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht.
Hesht sepse i painteresuar?
Hesht sepse kështu miraton?
Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?’, shkruan Bojken Abazi në Facebook.