Rritje e frikshme e numrit të infektuarve me COVID-19, Thaçi paralajmëron kthim të masave kufizuese

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaroi se nëse vazhdon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus, atëherë institucionet shëndetësore do të kthejnë prapë masat e kufizimit.

Në një konferencë për mediat, Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, në mënyrë që të mos përhapet më shumë virusi COVID-19.

Hashim Thaçi: “Kemi rritje të numrit të infektuarve, kjo rrezikon krejt atë që ne e kemi arritur deri më tani, rrezikon ta përmbysë punën e mrekullueshme që kanë bërë mjekët, gjithë ata profesionistë që punuan natë e ditë në mënyrë që ta kalojmë më lehtë pandeminë. Përsëris rekomandimet që të mbahet distanca, të mbajmë maskat, sepse vetëm kështu ruajmë jetën tonë dhe jetën e të afërmeve tonë. Institucionet e shtetit do të detyrohen të kthejnë masat për të parandaluar përhapjen e pandemisë. Kjo do ta dëmtojë shëndetin dhe ekonominë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri më tani në Kosovë janë shënuar 31 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 1,234 raste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?