Shefi i ushtrisë serbe me kreun e KFOR: Prishtina po provokon

”Situata e sigurisë në veriun e Kosovës është e paqëndrueshme dhe e brishtë”,-tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviç, në një bisedë me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneralmajor turk Ozkan Ulutash.

Kreu i ushtrisë serbe thotë se një situatë e tillë është rezultat i lëvizjeve të njëanshme dhe “provokuese” të pushtetit në Prishtinë, qëllimi përfundimtar i të cilave, siç thotë, është ndryshimi i strukturës etnike në veri të Kosovës. KFOR tha në një deklaratë se gjatë takimit u ritheksua rëndësia e mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të hapur.

Gjenerali turk përfundon javën e ardhshme angazhimin e tij 1-vjeçar si komandant i KFOR-it dhe do të zëvendësohet nga gjeneralmajori italian Enrico Barduani, i cili do të marrë detyrën më 11 tetor.

SHKARKO APP