Shënohen 9 raste të reja dhe 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë një person ka humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë konfirmuar 9 raste të reja, ndërsa janë dhënë 5,251 doza të vaksinës kundër Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë që nga fillimi i fushatës së vaksinimit 57, 994 qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 105, 405 të prekur.

SHKARKO APP