Shpërthim në Zveçan, policia: Është hedhur një granatë dore

Në orët e para të ditës së sotme është raportuar për një shpërthim në veri të Kosovës në Zveçan. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se është hedhur një granatë dore.

Incidenti ka ndodhur në oborrin e një shtëpie dhe nuk ka persona të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në veri ndërsa bën me dije se ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin,” thuhet në njoftim.

SHKARKO APP