Shqipëria, misione paqeruajtëse dhe në Kosovë
Zyrtarizohen misionet e radhës së Forcave tona të Armatosura drejt Kosovës, por edhe Afganistanit. Konkretisht sipas vendimeve të posaçme të qeverisë, ato parashikojnë dërgimin e trupave të reja ushtarake në këto dy vende përgjatë muajve të këtij viti. Vendimi i parë, flet pikërisht mbi dërgesën e një trupe prej 9 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të
Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, në Kosovë. “Misioni i tyre është planizimi, monitorimi, komandimi dhe kontrolli i aktivitetit operacional të seksioneve dhe njësive të KFOR-it. Kurse venddislokimi të jetë në bazën e Shtabit të KFOR-it, në Prishtinë, Kosovë”, saktëson ky vendim/ Duke shtuar se kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 5
vjet, afat ky që fillon të llogaritet nga data e dërgimit të përfaqësuesit të parë në Kosovë. Dhe më tej se periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, të jetë me sistem rotacioni në çdo 6 muaj, periudhë kjo së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik). “Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, të përballojë shpenzimet për: a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 4.000 lekë në ditë, përveç pagës mujore; b) sigurimin e jetës; c) siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit; ç) mbështetje shëndetësore; d) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; dh) transport; e) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerje disipline; ë) aktivitete social-kulturore, në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; f) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit”, sqaron gjithashut kjo VKM. Për të përfunduar me faktin se transporti i personelit që do të shërbejë në Kosovë, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanteria, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve ku do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, ku pala tjetër të marrë përsipër të përballojë këto shpenzime. Ndërsa thuhet se mbështetja logjistike, shëndetësore dhe transporti strategjik Tiranë-Prishtinë dhe anasjelltas, është përgjegjësi e palës shqiptare. Sikundër, edhe sigurimi i jetës nga aksidentet për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision.
AFGANISTAN
Mision i ri në Kabul
dhe Herat, 5 vjet afat
Një mision i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga 11 ushtarakë, do të angazhohet në shtabe të ndryshme të NATO-s, në Kabul dhe Herat të Afganistanit. Konkretisht, në Shtabin e Resolute Support Mission, në operacionin “RSM”, në Kabul, Afganistan: – Numri i pjesëmarrjes, 3 ushtarakë; – Venddislokimi, Kabul, Afganistan. Kurse në Shtabin e Trajnim – Këshillimit dhe Ndihmës (TAAC – Capital), në operacionin “RSM”, Kabul të Afganistanit, numri i pjesëmarrjes, 4 (ushtarakë; – Venddislokimi, Kabul, Afganistan.
Në Shtabin e Operacioneve të Forcave Speciale të NATO-s (NSOCC-A), në operacionin “RSM”, në Kabul, Afganistan: – Numri i pjesëmarrjes, 2 (dy) ushtarakë; – Venddislokimi, Kabul, Afganistan. Në Shtabin e Trajnim – Këshillimit dhe Ndihmës në (TAAC-Uest), në operacionin “RSM”, në Herat, Afganistan: – Numri i pjesëmarrjes, 2 ushtarakë; – Venddislokimi, Kabul, Afganistan. “Misioni i personelit, që do të marrë pjesë në
shtabet e sipërpërmendura, është mbështetja dhe dhënia e kontributit në funksione të ndryshme në shtabet e trajnimit, këshillimit dhe dhënies së ndihmës, në operacionin e NATO-s “RSM”, Afganistan. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 5
vjet, afat i cili fillon të llogaritet nga data e dërgimit të përfaqësuesit të parë në Afganistan. Periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni në çdo
6 muaj, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrjen dhe dorëzimin e detyrës, vonesa të transportit strategjik). Për postet Crisis
Estabilshment (CE) që plotësohen nga oficerë me gradën “Kolonel”, rotacioni të jetë 1 vit.
KUSHTET
Si do paguhen ushtarakët e operacionit?
Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës
në këtë operacion, do të përballojë shpenzimet për:
a)dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12.000 lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b)sigurimin e jetës;
c)siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
ç)mbështetje shëndetësore;
d)shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;
dh)transport;
e)transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline;
ë)aktivitete social – kulturore në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit;
f)çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.
MISIONI
Edhe 30 ushtarakë të tjerë, në
Shtabin e Batalionit të Kabulit
Qeveria ka vendosur edhe për dërgimin e një toge të Forcave
të Armatosura të Shqipërisë, të përbërë nga 30 ushtarakë, pranë
Komandës së Batalionit Shumëkombësh, në varësi të Shtabit të Trajnim-Këshillimit dhe Ndihmës në Kabul (TAAC – Capital), në Afganistan. Misioni i togës është ruajtja e Aeroportit
Ndërkombëtar të Kabulit (KAIA), në kuadër të operacionit të NATO-s “RSM”, në Afganistan. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 5 vjet, afat i cili fillon të llogaritet nga data e
dërgimit të përfaqësuesit të parë në Afganistan. Periudha e qëndrimit në mision për çdo përfaqësues do të jetë me sistem rotacioni në çdo 6 muaj, periudhë së cilës i shtohen e ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrjen dhe dorëzimin e detyrës, vonesa të transportit strategjik).
Vend-dislokimi i kësaj toge të jetë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit (KAIA), në Afganistan. “Ministria e Mbrojtjes, për ushtarakët pjesëmarrës në këtë operacion, të përballojë
shpenzimet për: a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12.000
lekë në ditë, përveç pagës mujore; b) sigurimin e jetës; c) siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit; ç) mbështetje shëndetësore; d) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime
postare; dh) transport; e) aktivitete social – kulturore në rastet e festave kombëtare, gjatë kohës së kryerjes së misionit; ë) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së operacionit.