“U soll me mjaft dinjitet përballë Vuçiçit”, Nazarko: Pse Kosova po fiton Hotin si lider të ri

Si e patë interpelancën e kryeministrit Hoti në Kuvend për tri çështjet e rëndësishme dhe ndalemi tek asosacioni pasi se fundmi janë kërkuar edhe ndryshimet kushtetuese që kjo të arrihet?

Nazarko: Kjo ishte një sprovë pjekurimi politik i kryeministrit Hoti. Kosova po fiton një politikan të nivelit të lartë si ai, i cili ndonëse ka një shumicë të ngushtë, po përballon një opozitë dy-kokëshe apo tre-kokëshe, duke u përplasur me to për çështjet më të rëndësishme të Kosovës në këto 20 vitet e fundit. Kështu që, ishte një sprovë që ai e kaloi me sukses.

Po për Asocacionin?

Deklarimet mendoj se janë taktike. Palët apo dhe vetë ndërmjetësi Lajçak teston vullnetin apo gatishmërinë se deri ku mund të shkojë rezistenca e Kosovës apo ajo e Serbisë.

Ajo që është e rëndësishme është që klasa politike e Kosovës të jetë bashkë, të mos e shfrytëzojnë njëjtë siç u duk sot gjatë kësaj seance, e përçarë. Të jetë bashkë, siç ka qenë në Rambuje, siç ka qenë në procesin e Vjenës, madje dhe të sinkronizohet me shtetin shqiptar në përgjithësi,pavaresisht shumicës që qeveris atje, në mënyrë të tillë që këto ngjarje të cilat janë më rëndësi jo thjeshtë për Kosovën, por për gjithë kombin shqiptar. Të jenë bashkë sa më të fortë të jetë e mundur.

– Sa i përket Minishengenit edhe vetë kryeministri aktual, Hoti ka qenë kundër, por edhe prijësit e tjerë, psh. Ramush Haradinaj kanë deklaruar kundër, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë është pranuar. Si ju duket ky ndërrim i qëndrimeve?

Nazarko: Degjoj fjalimet se si shihen disa probleme rajonale apo globale nga një pjesë e politikës në Kosovë dhe sigurisht që ndihen elementë që janë dramatiko-komikë.
Minishengen nuk është asgjë tjetër, përveçse një përpjekje, frymëzuar nga SHBA-të për të nxitur bashkëpunimin rajonal, uljen në tryezë, mirëkuptimin midis liderëve të rajonit. Të një rajoni i cili ka parë luftëra mes vedi dhe ishte një rast I humbur për Kosovën që të merrte pjesë, pse jo që në takimin e parë të Beogradit si e barabartë dhe me pas, me tej në takimin e Tiranës apo të Ohrit.

Por, ka ende kohë. Unë e kam parë Minishengen si një iniciativë paralele në një kuptim me procesin e Berlinit, i cili ka mbi krye BE-në.: Minishengenika SHBA-të, ndërkohë që Kina ka iniciativën e Rrugës së mëndafshit në të cilën përpiqet që të stabilizoje infrastrukturën e rajonit dhe të realizojë tranzitimin e mallrave. Kështu që ky ndryshim i qëndrimeve pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi, është i vetekuptueshëm: Po Kosova mund të humbë, apo edhe Shqipëria mund të humbë nga kjo hapje kufinjsh, por ama në qoftë se shqiptarët dinë të bashkëpunojnë brenda iniciativave të tilla ata janë faktori më i fuqishëm i përfaqësuar në dy shtete apo me shume dhe do të dinë pra që të përfitojnë nga fryma e përgjithshme. Inisiativat rajonale apo heqja e kufijve i favorizon shqiptarët.

-Ndërsa në Shtëpinë e Bardhë në takimin që u realizua atje në prezencë të presidentit Donald Trump, u nënshkrua moratoriumi apo bllokimi I Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. A është e dëmshme kjo për Kosovën, apo shkëmbim të favoreve të tjera justifikohet?

Nazarko: Marrëveshja e Washingtoni është një kontribut i madh për Kosovën. Një demonstrim që republikanë apo demokratë, pavarësisht se kush është në krye të Shtëpisë së Bardhë, janë me Kosovën. Presidenti Trump i ka dhënë një dinamikë të re dialogut, që dy vite e gjysmë përpara, me letrat për Thaçin dhe Vuçiçin duke kërkuar, ndonëse ishte ndërmjetës që në fund të marrëveshjes të kishte njohje reciproke. Pra, duke mbajtur haptazi anën e Kosovës. Ishte Kosova që e vonoi këtë takim të Washingtonit me vendosjen e taksës në fillim prej z. Haradinaj- ndonëse ishte mirë në fillim, por pastaj dha efektet e saj të dëmshme;-me insistimin e qeverisë Kurti, me largimin e negociatorit kryesor Thaçi dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës arritën që të negocionin një marrëveshje e cila e fuqizoi pozitën ndërkombëtare të Kosovës duke e dobësuar Serbinë. Njëlloj si në futboll një ekipi të fuqishëm ti heqësh lojtarët kryesorë. Në mbështetje të Serbisë ishin Rusia, Kina, Vendet arabe, dhe nëpërmjet kësaj marrëveshjeje SHBA-të i krijuan probleme Serbisë me secilin prej këtyre faktorëve të fuqishëm globale ndërkohë që Kosova pati njohjen e Izraelit dhe demonstroi që lidhja e saj me SHBA-të është e fuqishme dhe e pandarë.

Sa i takon kësaj pike- moratoriumit është si “stuhi në gotë”,- një shprehje e marrë nga letërsia -sepse edhe sikur të mos ishte kjo pikë, praktikisht asnjë organizatë ndërkombëtare shumëpalëshe nuk mund të funksionojë gjatë këtij viti të pandemisë. Nuk kemi samit të OKB-së, nuk kemi Asamble të Përgjithshme të Interpolit, pra asnjë nuk funksionon. Kosova ndërkohë, punon bashkë me SHBA-të, që pas një viti duke i dhënë një vit kohë dialogut që të anëtarësohet në OKB.

Kështu që zhurma që bëhet në Kosovës, është vetë dëmtuese, autoreferenciale, egocentrike, e cila nuk rezonon as me zgjedhjet amerikane dhe rreshtim të palëve në favor të kandidatëve. Kosova duhet të mbajë qëndrim neutral ndaj fituesit të zgjedhjeve. Diaspora amerikane qoftë e Kosovës apo Shqipërisë duhet të votojë në mënyrë individuale dhe jo me rreshtim e kolektive, por gjithsesi, debati i sotëm, dhe të tjerë janë debate që e pasurojnë demokracinë kosovare. Ai sens orientimi pro-perëndimor që e solli kjo qeveri me në krye z. Hoti, duhet të vazhdojë te jetë i qëndrueshëm dhe Kosova të vazhdojë të ankorohet në familjen perëndimore të shteteve

Përmendëm raportin e marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë. Raportet me Shqipërisë dhe Serbisë. Pas takimit të fundit mes dy qeverive pati një farë krisje, ku u tha se Shqipëria po kërkon një bashkim kombëtar pasi u kërkua edhe heqja e portit të Durrësit dhe heqja e kufijve kështu. Pati një reagim nga ana e Serbisë.

Nazarko: Unë mendoj që ishte një inskenim i serbëve. Serbët nga kjo marrëveshje e Washingtonit dolën të humbur edhe në planin e brendshme edhe në atë ndërkombëtar. Kjo u duk qartë edhe në mënyrën se si u prit nga Rusia, – kujtoni reagimin e egër aspak diplomatik të zdhënëses së ministrisë se Jashtme ruse.Ishte reagim në stilin e mbylljes së tapës me tapë… dhe për të mbyllur një vrimë me një tjetër, u inskenua një reagim I fuqishëm, një sherr verbal, publik me Shqipërinë.

Iniciativa e mbledhjes se dy qeverive është e hershme e cila duhet të fuqizohet edhe me tej, duke përfshirë në të jo thjeshtë qeveritë, por shoqëritë edhe bizneset,komunitetet e juristëve, komunitetet kulturore apo të gjithë ato mbarëkombëtare.

Në kuadër të Minishshengenit, faktori shqiptar të jetë i për bashkuar dhe të harmonizojë interesat e veta dhe jo të zhytet në përçarje të mëdha. Të mospërfshihet në sherre që lidhjen me zgjedhjet apo të reflektojë përplasjet e lidershipit siç ka ndodhur jo rrallë mes Kurtit dhe Ramës, Haradinajt dhe Ramës.
Nga ky këndvështrim duket se faktori shqiptar në Maqedoni tregon një lloj pasqyre se si mirëkuptimi apo bashkëpunimi me Shqipërinë është më i shëndetshëm. Faktori shqiptar është i fuqishëm në shkallë rajonale vetëm nëse është bashkë. Në qoftë se është i shpërndarë është një faktor i parëndësishëm.

Kryeministri Hoti e menaxhoi me mjaft qetsi dhe ekuilibër një ngjarje madhore si kjo, ku aspironin të ishin krerët tradicionalë të Kosovës. Ai u soll me mjaft dinjitet përballë Vuçiçit.

SHKARKO APP