FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë po vazhdon edhe sot.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën njoftoi se në orën 16:00 në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mamushës ka filluar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë komunë, numri i vendvotimeve të rregullta në të cilat është zhvilluar procesi i votimit është 5 vendvotime.

Në nivel vendi, KQZ ka njoftuar se deri dje pasdite është përmbyllur numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve. Konkretisht, janë numëruar votat nga 1,170 vendvotime nga gjithsej 2,533 vendvotime në të gjithë Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

KQZ po vazhdon me procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Ky proces pritet të përfundojë brenda disa ditësh, ndërkohë që rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

KQZ ka garantuar qytetarët për transparencën dhe korrektësinë e procesit të numërimit, duke theksuar se do të vazhdojnë të mbajnë të informuar publikun mbi zhvillimet e mëtejshme të këtij procesi të rëndësishëm. /Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?