Zbulohen prapaskenat/ LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, kurse Kurti i ofron…

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pritet të vijojë nesër ( 8 gusht) në orën 11:00, ndërsa përplasjet politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhdojnë për çështjen e postit të Presidentit.

Takimi i fundit mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk solli një marrëveshje për zgjidhjen e ngërçit institucional. Palët mbeten të ndara për mënyrën se si duhet të përcaktohet kandidatura për President.

Kurti ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve nuk i jep mundësi Vetëvendosjes që këtë post t’ia ofrojë LDK-së, e cila kërkon që presidenti të jetë Vjosa Osmani. Sipas tij, alternativa e propozuar nga Vetëvendosje është përfshirja e LDK-së në qeverisje përmes posteve ministrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abdixhiku ka theksuar se LDK-ja e konsideron postin e Presidentit si një element të rëndësishëm për ruajtjen e balancës institucionale dhe se një marrëveshje nuk mund të arrihet pa ndryshuar qëndrimin e palës tjetër. Gjatë ditëve të fundit, drejtuesit e dy partive janë takuar disa herë për të gjetur një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja, por deri tani negociatat kanë dështuar. LDK kërkon Vjosa Osmanin, kurse Kurti një tjetër nga LDK, por nuk ia thotë emrin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon të premten në mesnatë. Vetëvendosje ka numrat e nevojshëm për krijimin e Kuvendit dhe qeverisë, por zgjedhja e Presidentit kërkon një shumicë prej 80 deputetësh në sallë për kuorum. Nëse kjo nuk arrihet, Kosova mund të përballet me zgjedhje të reja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?