42-vjeçari dhunon këngëtarin dhe pronarin, i moshuari e denoncon: S’dua të më ngatërrohet djali
Niko Hoxha, 70-vjeç nga Vlora ka denoncuar në polici dhe publikisht një rast të ndodhur në lokalin e tij në Llakatund. Ai tregon se ditën e djeshme, 40-vjeçari Shpëtim Danaj, erdhi në lokal teksa organizohej muzikë live dhe pa asnjë arsye goditi fillimisht një person tjetër që ishte këngëtar dhe më pas 70-vjeçarin. Danaj e ka qëlluar Hoxhën në fytyrë dhe në këmbë.
”Shpëtim Danaj erdhi bashkë dhe me një tjetër. Porositën dy birra. Më dha dhe mua një birrë. Shoh unë në një moment godet këngëtarin me grusht. I thash çfarë bën?’Më tha ‘e do dhe ti një?’. Shiko mua më goditi. Fillonte të fliste m fjalë të ndyra. Kur vjen policia këtu, më thotë që ai kishte dhe emër tjetër. Është problematik në të gjithë vendin. Nuk dua të më ngatërrohet djali. Djali më tha që dhe mua më kanë provokuar. I bëj thirrje shtetit që të kapet”, tha Hoxha.
70-vjeçari thekson se për këtë ngjarje kërkon qe gjithçka t’i lihet në dorë drejtësisë. Hoxha thekson se autori është person problematik dhe njihet si i tillë në zonë ndërsa i bën thirrje policisë te hetojë edhe më shumë dhe të arrestojë autorin e dhunimit. Nuk kërkon asgjë tjetër, por sipas tij në këtë ngjarje te mos preken edhe persona te tjerë apo familjarë. Sakaq, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për Shpëtim Danajn.
KOHA JONË SONDAZH

