Afro 1000 studentë të rinj nisin studimet në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka hapur zyrtarisht vitin e ri akademik 2025–2026, me rreth 1000 studentë të rinj që i janë bashkuar auditorëve. Rektorja Prof. Dr. Elvira Fetahu prezantoi risitë e këtij viti, që synojnë forcimin e cilësisë akademike dhe përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.
Interesi më i madh i regjistrimeve është për programet e Shkencave Mjekësore Teknike, Financë, Teknologjitë e Informacionit dhe Edukimin Fizik e Sporte, ndërsa vihet re një rritje pozitive edhe në programin Matematikë–Fizikë.
Universiteti po bën hapa të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit, me 8 programe studimi në gjuhën angleze, si dhe përmirësime infrastrukturore që përfshijnë ngritjen e tre laboratorëve të rinj dhe një godine të re në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike.
Rektorja Fetahu theksoi se synimi kryesor i universitetit mbetet ndërtimi i një mjedisi akademik ku dijet, kërkimi shkencor dhe angazhimi qytetar shkojnë krah për krah.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?