Akoma nuk ka datë se kur do të mblidhet Këshilli i Mandatëve

Mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK u mbyll pa caktuar një datë se kur do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e arrestimit të Belinda Ballukut. “Mesa kuptova Edi Rama në 20 minuta nuk iu përgjigj në telefon, Peleshit. Është e rëndë që Kuvendi të bëhet pengesë e ti japë kohë Ballukut të ketë më shumë kohë për të intimiduar dëshmitarët”,-tha kreu i grpit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për median nga Kryesia.

Sipas Bardhit, kërkesa e mazhorancës për një muaj kohë për shqyrtimin e materialeve nuk ka asnjë bazë ligjore dhe bie ndesh me praktikat e mëparshme të Kuvendit. Ai solli si shembull rastin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin, sipas tij, kishte rreth 15 mijë faqe materiale dhe deputetëve iu lanë vetëm 48 orë kohë për shqyrtim.

“SPAK ka qenë i qartë se edhe çështja e Ballukut është urgjente, pasi ka vlerësuar se po intimidohen dëshmitarët. Një person që shkoi në prokurori dhe tregoi të vërtetën është intimiduar nga e pandehura Balluku. Nuk mund t’i japim kohë që të intimidojë të gjithë dëshmitarët”, deklaroi Bardhi. Sipas tij, mazhoranca po kërkon dy javë kohë vetëm për të hartuar raportin e Këshillit të Mandateve, çka do ta shtyjë shqyrtimin e çështjes deri në fund të muajit shkurt. “Me këto afate, deri në shkurt provave dhe dëshmitarëve do t’u jetë bërë dëm i pariparueshëm”, paralajmëroi Bardhi. Pra për sot mbledhja mbaroi. Akoma nuk ka datë për mbledhjen tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?