Aksident i rëndë në Kukës. Përplasen dy mjete, pesë të plagosur, mes tyre fëmijë
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Qafë Toblit, në Kukës, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe të mitur. Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Sipas burimeve zyrtare, në aksident janë përfshirë një automjet tip Audi, në të cilin udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje, si dhe një kamionçinë.
Krumë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

