Aksident në orët e para të mëngjesit në Novoselë
Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Novoselës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta, ndërsa nuk raportohet për dëmtime të tjera apo pasoja në jetën e njerëzve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave, ndërkohë që qarkullimi në zonë është rikthyer gradualisht në normalitet.
KOHA JONË SONDAZH

