Artan Hoxha: Drejtësia në kolaps, shqiptarët ngrohen në diell

Gazetari Artan Hoxha thotë se drejtësia në vendin tonë është në kolaps. “Reforma në Drejtësi ka dështuar. Ne e kemi dëmtuar në mënyrë të pariparueshme sistemin tonë të drejtësisë. E kemi çuar stokun 180 mijë dosje, e kemi në kolaps sistemin”, tha Hoxha. Për të po merremi vetëm me SPAK-un, që në fakt heton vetëm 0,3% të dosjeve. “Merremi vetëm me SPAK-un, kemi vendosur 20 kamera te dera e SPAK-ut dhe shohim kush hyn e kush del. SPAK-u sot heton 0,3% të dosjeve. Pjesa tjetër e shqiptarëve ngrohen në diell. Imagjino, gjyqi për shpifje i Ramës me Bashën deshi 7 vite kohë, kjo është reforma”, theksoi më tej Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?