Atentat/ qëllohet me armë drejt një automjeti, shoferi humb kontrollin dhe aksidentohet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin Shkodër–Hani i Hotit, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri gjatë lëvizjes. Si pasojë e të shtënave, drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin e saj dhe është përplasur me një barrierë në afërsi të një karburanti.
Pas aksidentit, shoferi ka lënë vendin e ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar rëndë deri tani, por situata mbetet e rënduar dhe po hetohet nga autoritetet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat, ndërsa pritet një reagim zyrtar për të dhënë detaje mbi motivin dhe autorët e mundshëm të atentatit. Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e personave përgjegjës.
KOHA JONË SONDAZH

