Avokati Maks Haxhia: Ergys Agasi po përdoret politikisht. Nuk është arratisur
Avokati Maks Haxhia në një dalje për mediat nga ambientet e SPAK, deklaroi se klienti i tij, Ergys Agasi, po përdoret politikisht.
Haxhia tha se Agasi nuk ka përfituar dhe nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë atë dhe për lidhjet me AKSHI-n, duke shtuar se klienti i tij merret me biznes dhe nuk është arratisur.
“Moment që po shfrytëzohet nga politika dhe po shihet Agasi si zv.kryeministër. Kontrollet në banesë dhe bërja publike e tyre në media, do të ndiqen të gjitha në rrugë ligjore nga zoti Agasi. Ai nuk është një person që ka ushtruar detyrë shtetërore. Por ai ka biznes të vetin. Nuk ka asnjë vepër penale dhe ndaj nuk duhet të akuzohesh për miqësi apo njohje. Ai nuk ka asnjë veprimtari në AKSH. Nuk përputhen veprimtaritë e tij me ato të AKSHII-t. Zoti Agasi nuk ka përfituar asnjë tender nga financat që kanë të bëjnë me taksat dhe tatimet e personave, pra nga pushteti. Nuk ka asnjë veprimtari të jashtëligjshme. Sa i përket atyre filmimeve që janë bërë, është një instrument sigurie. Pasi shumë kohë më parë zotin Agasi kanë tentuar ta vjedhin. Por nuk regjistron zëra, vetëm lëvizjet. Ai nuk është arratisur, por është në një shtet duke lidhur një marrëveshje. Kur të kthehet, do të përballet me drejtësinë. SPAK-un e komprometon kjo nxjerrje e hetimeve”, tha Haxhia.
KOHA JONË SONDAZH

