Bardhi: SPAK ka regjistruar procedim penal për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës

Kryetari i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi tha sot se impianti fotovoltaik në digën e Zadejës është një aferë korruptive dhe se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur zyrtarisht hetimet në lidhje me këtë aferë.

Bardhi shkruan se “impianti fotovoltaik në Digën e Zadejës me vlerë 8 milionë euro është një aferë korruptive për të cilën kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka regjistruar zyrtarisht procedimin penal nr. 226/2024”.

Për të ky është procedimi i katërt penal që regjistrohet, krahas procedimeve penale për tunelin e Llogorasë, shitblerjen e energjisë nga KESH sh.a. dhe dy anijet për prodhimin e energjisë në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tashmë i takon prokurorëve të SPAK të dëshmojnë nëse kanë forcën të ndëshkojnë aferat korruptive”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?