Biznesi shpëton pa viktima pas shpërthimit me tritol, hetimet vazhdojne

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kamzës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse në ambientet e jashtme të një biznesi në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M..

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në fasadën e objektit dhe në zonën përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.Banorët e lagjes janë alarmuar nga zhurma e fortë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Po mblidhen prova dhe po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nderkaq Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka krijuar pasiguri tek banorët e zonës, të cilët kërkojnë më shumë masa sigurie dhe patrullime të shpeshta për të parandaluar incidente të ngjashme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?