Bllokohet Kakavija, doganierët grekë në grevë

Policia Kufitare në Kakavijë njofton ditën e hënë në datë 27 tetor, nga 06:00 deri në orën 10:00 nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve në këtë pikë.

E gjithë kjo vjen si pasojë e një greve që kanë paralajmëruar më herët nga ana e Policisë Kufitare Greke. Në Kakavijë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?