Dhunohet rëndë një person, u godit me sende të forta! Dërgohet te Trauma

Një person është dhunuar rëndë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, ku personi është nxjerrë me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.

I plagosuri është transportuar fillimisht në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave dhe motiveve që çuan në dhunimin e shtetasit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?