Dinamika e vr*sjes së gjyqtarit, detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi ka hyrë i armatosur përmes një detektori metalesh që nuk funksiononte në hyrje të gjykatës dhe ka ndjekur seancën gjyqësore deri në fund.

Teksa gjithçka po mbyllej pa tensione, në momentin e dhënies së vendimit ai ka nxjerrë armën duke qëlluar me tre plumba gjyqtarin Kalaja dhe më pas babë e bir që ishin palë në proces. Elvisi më pas ka dorëzuar armën e krimit dhe ka qëndruar në oborr të gjykatës ku u arrestua nga policia pa bërë rezistencë.

“Nga dëshmia e dhënë nga roja është se detektori i metaleve nuk ka punuar jo vetëm sot por prej ditësh, skaneri që kontrollon të gjithë njerëzit, nuk ka funksionuar. Ai nuk ka funksionuar duke e lënë Elvis Shkëmbin të hyjë i armatosur. Në orën 14:00 Elvis Shkëmbi ka qenë më xhaxhanë e tij Gjon Shkëmbi. Seanca po zhvillohej pa tensione deri në momentin e dhënies së vendimit. Në këtë moment Elvisi ka qëlluar 3 herë ndaj gjyqtarit dhe më pas ndaj dy personave që ishin palë në proces. Më pas ka dorëzuar armën dhe ka qëndruar në oborrin e gjykatës, ku është dhe arrestuar”, u shpreh Çelmeta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?