Ditë me diell dhe temperatura në rritje, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, i shoqëruar me alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje–Veriperëndim dhe me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet intensifikim i saj deri në 12 m/s.

Sa i takon detit, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i lehtë, me forcë 1 deri në 2 ballë, ç’ka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitet detar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?