E rëndë në Itali/ 23-vjeçari shqiptar vritet me thikë në parkingun e universitetit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, një një i ri shqiptar është vrarë me thikë në një nga parkingjet e Universitetit të Peruxhias. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, teksa viktima është shtetasi Hekuran Cumani, 23-vjeç.
Mediat italiane raportojnë se prokuroria po e heton çështjen si vrasje, ndërsa krimi dyshohet se ndodhi pas një konlikti të çastit. Viktima u qëllua me thikë në gjoks, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Kur personeli mjekësor mbërriti në vendngjarje, i riu kishte ndërruar jetë.
Pas hetimeve fillestare dhe dëshmisë së disa dëshmitarëve, doli në pah se “një individ ende i panjohur” e goditi 23-vjeçarin pas një sherri të ndodhur gjatë orëve të para të së shtunës në një klub pranë universitetit.
Kryetari i bashkisë, këshilli bashkiak dhe Këshilli Bashkiak i Peruxhias shprehin hidhërimin e tyre më të thellë për vdekjen e të riut.
“Lajmi na ka tronditur të gjithëve, si individë dhe si institucione”, shkruan ata në një deklaratë të përbashkët. “Ne qëndrojmë me familjen dhe miqtë e tij, të cilët po përjetojnë pikëllim të padurueshëm sot, me dashuri dhe respekt. Është e vështirë të pranohet që një jetë kaq e re të ndërpritet në një mënyrë kaq tragjike. Dhimbja e këtyre orëve shtrihet në të gjithë qytetin. Peruxhia qëndron me ata që po vuajnë sot dhe reflekton, me hidhërim, për një tragjedi që prek thellësisht komunitetin tonë”, thanë ata.
KOHA JONË SONDAZH

