Eksplozivi në hotelin e Dakos në Durrës, policia jep detaje

Policia e Durrësit ka dhënë një deklaratë për lëndën shpërthyese që u gjet pak më parë në një hotel në pronësi të ish-kreut të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjush Dako.

Sipas policisë, bëhet fjalë për një sasi lënde plasëse artizanale, e cila u gjet në një nga vazot e luleve të hotelit që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit që ishte gati për të shpërthyer.

Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?