Familja Halilaj hap dyert e mortit për 29-vjeçarin, u gjet i va*ur në një tabelë sinjalizimi rrugor në Belgjikë

Familja Halilaj në fshatin Bicaj të Kukësit, këtë të premte hapi dyert e mortit për djalin e tyre, Bekim Halilaj. 29-vjeçari u përcoll për në banesën e fundit në varrezat e fshatit. Në ceremoninë mortore morën pjesë qindra banorë të zonës, bashkëmoshatarë, të afërm dhe qytetarë nga Kukësi, të tronditur nga lajmi i rëndë që mbërriti nga Belgjika.

Bekim Halilaj u gjet i pajetë më 30 shtator në Bruksel, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet i varur në një tabelë sinjalizimi rrugor, dhe autoritetet belge kanë nisur hetimet, duke shqyrtuar të gjitha pistat, përfshirë edhe mundësinë e përfshirjes së elementëve të krimit të organizuar. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se në ngjarje mund të jenë përfshirë deri në katër persona.

Emri i Halilajt ishte përmendur më herët në mediat britanike. Në vitin 2017, ai ishte arrestuar në Angli, ku ndodhej në mënyrë të paligjshme, së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, si pjesë e një grupi të dyshuar për trafik kokaine. Për këtë çështje, ai ishte dënuar me shtatë vite burgim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?