Gëlltiti tapën e një shisheje, humb jetën vogëlushja 1-vjeçare! I ati: Ajo po luante, kur…
Një vogëlushe rreth 1 vjeç e gjysmë, Elettra, është mbytur pasi gëlltiti një tapë shisheje. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar dhe shtrimin e saj në terapi intesive në spitalin e Padovës, ajo s’ka mundur të mbijetojë.
Sipas Il Mattino di Padova, prindërit e vogëlushes kanë bërë menjëherë manovrat e para për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes, por vajza e vogël kishte gjithnjë e më shumë vështirësi që të merrte frymë.
Babai i Elettra-s më pas vendosi ta çonte vajzën e tij me makinë në spitalin aty pranë, ku mjekët tentuan që ta shpëtonin por pësoi arrest kardiak për shkak të vështirësisë për të marrë frymë.