Gjendje alerti për reshjet , rrezik përmbytjesh

Autoritetet në Vlorë, Durrës dhe Fier kanë kaluar në gatishmëri të lartë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit, me reshje intensive dhe stuhi që pritet të nisin nga mesnata dhe të zgjasin për 48 orët e ardhshme.

Në qarkun e Fierit, punonjësit dhe specialistët e Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ndodhen në alert për të monitoruar nga afër zonat më të rrezikuara. Hambari, Kashishti dhe Pishë Poro janë vënë nën vëzhgim të vazhdueshëm për të parandaluar daljen e mundshme të lumit Vjosa nga shtrati.

Ndërkohë, në Vlorë u mblodh sot Komisioni i Mbrojtjes Civile, ku u kërkua ndërhyrje emergjente në digën e Vjosës me hedhjen e inerteve, pasi Novosela konsiderohet zona më e ekspozuar ndaj përmbytjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata është rënduar edhe në bregdetin e Adriatikut. Aktiviteti detar është pezulluar për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit në Durrës dhe Vlorë, ndërsa tragetet e linjës Durrës–Bari pritet të lundrojnë normalisht sipas Kapitenerisë, megjithëse nën monitorim të rreptë të motit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flota e peshkimit ka ndërprerë aktivitetin dhe ka marrë masat e sigurisë në porte, në mënyrë që të shmangen incidentet në kushte të vështira atmosferike.

Sipas parashikimeve, vendi pritet të përballet me një javë me mot të paqëndrueshëm, që pritet të ndikojë gjithashtu në aktivitetin detar deri në fund të javës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?