GJKKO lë në burg Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë

GjKKO ka lënë në qeli anëtarët e grupeve kriminale që u goditën një ditë më parë nga SPAK, mes tyre anëtarë të fisit Rraja dhe djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Njoftimi për mediat

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.12.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

Swiss Digital Desktop Reklama

“I. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personave nën hetim Islam Sefa, Rexhep Rraja, Agim Nina, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Zamir Aliaj, Aldo Gjini, Sokol Qaja, Jani Çavo dhe Marvin Bushati;

Swiss Digital Mobile Reklama

II. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë, datë 10.12.2025 dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj personit nën hetim Marvin Bushati”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenet 103, 112, 232 pika 1 gërma “dh”, 238, 244, 245, 248, 249, 251, 252 dhe 259 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 126, datë 11.12.2025, vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Islam SEFA (alias XAKA), i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, [episodi 1], dhe “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, [episodi 1].

3. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar me Vendimin nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personit nën hetim Rexhep Rraja, i dyshuar për kryerjen e veprave “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?