GJKKO nis gjykimin për Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij

Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin për të pandehurit Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Vendimi erdhi pas kërkesës së SPAK, të paraqitur pranë GJKKO-së në datën 4 tetor të këtij viti.

Ata akuzohen për vrasje, shkatërrim prone me eksploziv dhe një sërë veprash të tjera të rënda penale, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kujtojmë se vala e arrestimeve në kuadër të këtij grupi kriminal erdhi pas ‘zbërthimit’ të Tafanit para hetuesve, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh të rënda kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?