Goditi me thikë gruan, 46-vjeçari: Unë punoja, ajo blinte florinj. Çupa pinte cigare
Aleko Myrtollari doli këtë të enjte para gjykatës së Korçës, pasi plagosi rëndë me thikë gruan e tij, Marjola Myrtellari Ai ka shprehur pendesë në sallën e gjyqit dhe është justifikuar për krimin e rëndë duke akuzuar gruan se i prishte paratë dhe nuk edukonte fëmijët.
“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit. Kam qëndruar 7 muaj në Gjermani. Ika në Francë, u stabilizova atje. Ju dërgoja para në shtëpi, por kur erdha në shtëpi nuk i gjeta familje të rregullt. Ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qafë. Çupa me pinte cigare dhe fëmijët ishin pa shkollë kur erdha nga Gjermania, ndërkohë që gruaja kishte florinj në qafë. U pendova për krimin”, ka deklaruar në gjyq Myrtollari.
46-vjeçari ka deklaruar në seancë edhe se nuk ka pasur qëllim vrasjen e gruas, por se kanë pasur një debat dhe ka qenë një reagim emocional. Ai u dorëzua në polici pas disa ditësh në arrati. Ndërkohë që 38-vjeçarja ndodhet tek Trauma, ku u transportua para dy ditësh me helikopter për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Kujtojmë se çifti Myrtollari jetonin me qira në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës.