Gramsh, gjenden tre personat e bllokuar në borë

Tre personat që kishin mbetur të bllokuar në borë në zonën malore të Gramshit janë gjetur, kjo falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit Rovje. Ata ishin bllokuar për shkak të erës së fortë dhe trashësisë së madhe të borës, e cila kishte krijuar forma vorbullash (vortomete ) në zonën e njohur si “Ara e Dares”, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe orientimin. Pas lokalizimit, personat u shoqëruan me siguri drejt banesave të tyre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?