Gramsh, vjedh paratë në tyrbe, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Policia e Gramshit ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Grabovë.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin për shtetasin me inicialet L. U.

Ai dyshohet se është autori i vjedhjes në tyrben e fshatit. Ndërkohë, autoritetet policore kanë bërë me dije se po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?