Hapi tjetër drejt Europës: Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së përfundojnë në 2026

Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes – Rruga jonë drejt BE-së”, vlerësoi se Ballkani Perëndimor po ecën përpara së bashku me Planin e Rritjes të BE-së, duke e konsideruar atë si udhërrëfyes drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian, të cilit i përkasin qytetarët e rajonit.

“Ky nuk është thjesht një udhërrëfyes drejt Brukselit, por drejt mundësive reale për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por duke vepruar,” tha Rama.

Ai shtoi se qytetarët nuk ndiejnë integrimin përmes deklaratave politike, por përmes përfitimeve konkrete në jetën e përditshme, si ulja e kostove, udhëtimet më të lehta, mundësi më të mira pune dhe liria e lëvizjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama theksoi marrëveshjen për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tarifat roaming do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë direkt në xhepat e tyre vitin e ardhshëm. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat. Me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin Europian, do të funksionojë programi mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.”

Kryeministri bëri të ditur se Shqipëria do të nisë bisedimet në fillim të vitit 2026, dhe pas përfundimit të harmonizimit të plotë të ligjeve dhe rregulloreve, programi do të jetë i gatshëm në prill 2026.

“Ky është një tjetër sukses pas SEPA-s, që ka lehtësuar lëvizjen e parave dhe tani roaming-u nuk ka të bëjë thjesht me faturat telefonike, por me heqjen e një kufiri artificial midis qytetarëve tanë dhe Europës,” përfundoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?