I siguroi a*mët e mas*krës autorit, Policia shpall në kërkim Barush Bregun
Për masakrën që ndodhi ditën e hënë (8 shtator) me dy të vrarë dhe dy të plagosur, në kërkim nga Policia e Shtetit është shpallur 39-vjeçari Barush Bregu. Policia e Shkodrës dyshon se ky i fundit i ka siguruar armët autorit Ragip Gila. Barush Bregu është një emër i njohur dhe me një të kaluar kriminale në fushën e narkotikëve. Prej vitesh ai njihet një nga njerëzit kryesorë të vrasjeve për llogari të grupit Lici.
Në vitin 2012, ai ka ndryshuar emrin nga Bajram në Barush. 39-vjeçari është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “trafikim të lëndëve narkotike”.
Më 4 maj 2019, Bregu u arrestua në Komunën e Parisit në Tiranë, pasi rezultonte i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim në vitin 2016, si dhe kishte masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje.
Po ashtu, gjatë një aksioni në shtatorin e 2018-ës, pas vrasjes së Fatbardh Licit, në banesat e fisit Lici u gjet një armë zjarri automatike e cila kishte gjurmët e gishtave të Bregut. Bregu u arrestua në 2019-ën nga një operacion i RENEA-s me snajperë të vendosur në pika të larta të pallateve, e cila bastisi banesën ku fshihej i riu. Në pranga ra edhe Bajram Çekorja nga Shkodra, personi që e kishte ndihmuar të fshihej.
KOHA JONË SONDAZH

