Imuniteti i Ballukut, eksperti Kume: Kuvendi ka 3 muaj kohë, por mandati nuk preket

SPAK i kërkon Kuvendit ti heqi imunitetit zv/kryeministres Belinda Balluku. Ndërkohë kanë lindur shumë pyetje lidhur mbi procedurat ligjore që do të duhet të ndiqen. Çfarë ndodh pas kësaj kërkese, si pritet të veprojë Kuvendi, cilat janë afatet ligjore, sa ndikon kjo në detyrën e zv/kryeministres, të gjitha këto i sqaron ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume.

Nëse Kuvendi miraton kërkesën e SPAK-ut, për t’i hequr imunitetin zëvendëskryeministres Balluku, a nënkupton kjo automatikisht vendosjen e një mase sigurie, apo SPAK duhet të bindë sërish gjykatën?

Nëqoftëse Kuvendi vendos të miratojë kërkesën e bërë nga SPAK, kjo nuk do të thotë që kërkesa është automatikisht e zbatueshme. Pas kësaj duhet që prokurori që ka bërë kërkesën t’i drejtohet Gjykatës dhe që në këtë rast është GJKKO për të marrë vendimin për ekzekutimin e masës së ndalimit që ai ka vendosur. Gjykata shqyrton provën penale që ka dërguar prokurori, vlerëson mbi bazën e provave sesa dhe si kushtet ligjore plotësohen për masën përkatëse që kërkon prokurori të ushtrohet, dhe mbi këtë bazë vendos në mënyrë të pavarur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi mund të jetë Po, pra pranon masën e kërkuar nga prokurori, ose Jo, e rrëzon kërkesën e prokurorit. Pavarësisht nga ajo që ka vendosur Kuvendi, sepse Kuvendi vendos vetëm për të lejuar të vazhdojë procedura, pra i heq mbrojtjen që deputeti ka. Si pasojë e mandatit që ai/ajo ka, vendimi pastaj kalon në rrugën e zakonshme si për çdo rast tjetër. Fjala e fundit është e Gjykatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Cilat janë hapat e mëtejshme që duhet të ndiqen, si dhe afatet që Kuvendi ka për shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut?

Pasi prokurori paraqet kërkesën në Kuvend, kërkesë të cilën e administron kryetari i Kuvendit, kryetari ia dërgon këtë kërkesë menjëherë Këshillit të Mandateve dhe të Rregullores. Këshilli i Mandateve njofton deputetin përkatës për këtë kërkesë që është bërë nga prokurori, shqyrton kërkesën në prani të deputetit ose të përfaqësuesit që autorizon deputeti dhe harton një raport brenda një periudhe prej dy javësh. Këshilli mund të thërrasë edhe prokurorin, nuk është i detyruar nga rregullorja e Kuvendit që ta bëjë, por mund ta thërrasë, dhe thirrja bëhet vetëm për qëllime sqaruese proceduriale, jo për lëndën ose provat. Pastaj, Këshilli i Mandateve, pasi merr vendimin për raportin që harton, ia dërgon seancës, e cila e shqyrton dhe vendos ‘po’ ose ‘jo’. Gjithë kjo duhet të bëhet brenda 3 muajve nga data kur prokurori ka bërë kërkesën në Kuvend. Në qoftë se Kuvendi nuk vepron brenda 3 muajve, pasi kalon afati 3-mujor, kërkesa shfuqizohet dhe nuk ka më fuqi. Pra quhet e barabartë me atë që Kuvendi nuk e ka pranuar. Kjo është ajo çka bëhet në Kuvend për kërkesën.

A ndikon ky proces në legjitimitetin e ushtrimit të funksioneve ekzekutive të një zëvendëskryeministreje?

Mandatin e deputetit ajo do ta humbiste veç në rast se do të merrej për të një vendim penal i formës së prerë, sepse në këtë rast fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin, që i ndërpret mandatin. Pra, detyrën që ka si anëtare e Këshillit të Ministrave, në rast arresti me burg apo arresti shtëpie, ajo nuk e ushtron dot, por kjo nuk i hiqet automatikisht. Nuk ia heq as prokurori, as gjykata, por duhet kryeministri të veprojë. Dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka efekt për këtë fare, nuk e ndalon prokurorin. Gjykata Kushtetuese është shprehur vetëm jo për rastin konkret, në kuptimin e vlerës së masës, por për raportin mes dy institucioneve, kështu siç është bërë kërkesa. Dhe ka marrë jo vendim për lëndën, por për atë që quhet masë sigurie, ka pezulluar pezullimin, vetëm kaq, gjë që nuk ka ngushtuar aspak hapësirat për të vepruar ashtu siç edhe ka vepruar prokurori i SPAK-ut. Është proces që ka rrjedhur ashtu siç e parashikuar ligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?